Çfarë ishin Terzinjtë?

redaktor

I nderuar lexues! Terzinjtë ishin zejtarë që merreshin me punimin e veshjeve kryesisht në qytet. Pas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët, kur mënyra e veshjes së klasës sunduese dhe një pjese të qytetarëve pësoi ndikime, terzinjtë iu përshtatën kërkesave të reja. Prodhimet e tyre kryesore u bënë mitanet e jelekët, kaporana, dollomaja etj., të përgatitura me cohëra të kushtueshme e të qëndisura me motive artistike vendase. Mjeshtëria e terzinjve arriti lulëzimin e vet në shek.XVII-mesi i shek.XIX. Terzinjtë formuan esnafet e tyre të veçanta. Puna e tyre pati një rol të rëndësishëm në krijimin e një larmie veshjesh sipas krahinave etnografike të vendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *