Çfarë ishte beteja e Savrës?

anazapta

I nderuar lexues! Beteja e Savrës ishte një nga ndeshjet e para ballore të shqiptarëve me osmanët, ku mbeti i vrarë Balsha II. Ka marrë këtë emër në librat e historisë sepse ndeshja u zhvillua më 25.09.1385 në Fushën e Savrës, në jug të Lushnjës. Në kontekstin e kohës omanët përfituan edhe nga konfliktet që po zhvilloheshin midis sundimtarëve feudalë shqiptarë. Në kushte të tilla, të ndodhura nën presionin e feudalëve boshnjakë dhe duke nënvlerësuar forcën e kalorësve osmanë përballë, shqiptarët u futën në betejë pa përgatitjen e duhur. Pësuan disfatë dhe Balsha II mbeti i vrarë në fushën e betejës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *