I nderuar lexues!
Bogomilizmi ishte sekt fetar i mesjetës dhe ideologjia e tij. Ishte një lëvizje sidomos e masave të fshatit kundër pushtetit të egër feudal dhe kishës zyrtare të krishterë që i shërbente atij. Bogomilizmi predikonte në mënyrë të paqartë barazinë e njerëzve dhe drejtohej kundër shfrytëzimit. Lindi në shek.XI dhe pati qendrat kryesore në Maqedoni e Traki. Dokumentohet që nga fillimet edhe në trevat shqiptare. E mori emrin nga një murg bullgar, Bogomil, që mbahet si themelues i saj. Më vonë u përhap gjerësisht edhe në Bosnje. Prej trevave shqiptare kaloi në Italinë e Jugut e prej andej për në Perëndim. Lëvizja u shua vetëm pas pushtimit osman të Gadishullit Ballkanik.

Ndryshoni mynyren e te shkruarit ne histori nuk jeni ne kohen e shokut enver..ishte nje levizje..e masave te fshatit kunder pushtetit te eger fuedal!!!!!!!
Ndryshoni menyren e te shkruarit ne histori nuk jeni ne kohen e shokut enver..ishte nje levizje..e masave te fshatit kunder pushtetit te eger fuedal!!!!!!!