Çfarë ishte Bogomilizmi?

redaktor

I nderuar lexues! Bogomilizimi ishte sekt fetar i mesjetës. Ishte një lëvizje sidomos e masave të fshatit kundër pushtetit të egër feudal dhe kishës zyrtare të krishterë që i shërbente atij. Bogomilizmi predikonte në mënyrë të paqartë barazinë e njerëzve dhe drejtohej kundër shfrytëzimit. Lindi në shek.XI dhe pati qendrat kryesore në Maqedoni e Traki; dokumentohet që nga fillimet edhe në trevat shqiptare. E mori emrin nga një murg bullgar, Bogomil, që mbahet si themeluesi i saj. Më vonë u përhap gjerësisht edhe në Bosnje. Prej trevave shqiptare kaloi për në Italinë e Jugut e prej andej për në Perëndim. Lëvizja u shua vetëm pas pushtimit osman të Gadishullit Ballkanik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *