I nderuar lexues! Damastioni përmendet si një qytet ilir, ende i papërcaktuar si vend, diku në viset e Dardanisë. Për herë të parë gjendet në shënimet e historianit Straboni. Ky qytet në fillim të shekullit IV para erës sonë preu monedhat e veta prej argjendi me emrin e vet. Në simbolet e përdorura mbi monedha bie në sy çekani i minatorit, që dëshmon se vetë qyteti ishte pjesë e një treve me miniera argjendi.
