Çfarë ishte Despotati i Vlorës?

redaktor

I nderuar lexues! Despotati i Vlorës ishte formacion shtetëror feudal i krijuar në trevat jugperëndimore shqiptare në mesin e shek.XIV. Përfshinte Vlorën, Kaninën, Himarën, Beratin, Spinaricën, Pirgun e Bregun – një zonë me veprimtari të rëndësishme ekonomike. Si sundimtar i parë i kësaj zone njihet Jovan Asen Komneni, që mban titullin e lartë të despotit. Në oborrin e despotit gjendej një rreth i gjerë funksionarësh, me seli në Kaninë. Si qefali, kështjellar i saj përmendet më 1368 një Kastriot. Në Despotatin e Vlorës, një rol të rëndësishëm jo vetëm ekonomik, por edhe politik luajtën tregtarët e mëdhenj, patricë të qytetit.

Share This Article
1 Comment
  • Qefali quhej ai qe qeveriste Keshtjellen , dmth ai Kastrioti atehere ka qene qeveritari qe qeveriste Keshtjellen e Kanines
    –Por problemi eshte se ne vitet 1300 e ca keshtjella e Kanines me zonen perreth ka qene prone e nje Serbi, pastaj me vone kjo prone Vlora bashke me Keshtjellen e Kanines u ble nga Gjergj Araniti

    Atehere cfare pushteti ka pasur mbi zoterit e Keshtjelles dhe te teritorit te Vlores ky qe ishte Despot i Despotatit te Vlores ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *