Çfarë ishte Devshirmeja?

anazapta

I nderuar lexues! Devshirmeja ishte detyrim i popullsisë së krishtere në Perandorinë Osmane për t’i dhënë pushtetit qendror një numër të caktuar fëmijësh si taksë e së “dhjetës së gjakut”. Fëmijët dërgoheshin në Anadoll ku i shpërndanin midis popullsisë me qëllim që të mësonin gjuhën, zakonet e vendit, fenë myslimane. Kur arrinin moshën madhore, i futnin në korpusin e jeniçerëve ose në shërbime të ndryshme në pallat. Ky detyrim ishte shfaqje e diskriminimit fetar dhe kombëtar që ndiqnin osmanët. Devshirmeja u zbatua gjerësisht në viset shqiptare gjatë shek.XV-XVI. Detyrimi u bë shpeshherë shkak për shpërthimin e kryengritjeve të fshatarësisë. Devshirmeja u hoq aty nga mesi i shek.XVII.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *