I nderuar lexues! Ekspedita osmane kundër Malësisë së Madhe ishte një ekspeditë ndëshkimore që ndërmori Stambolli në kuadër të luftës kundër “Maleve Shqiptare”, vatër e qëndresës së armatosur. U organizua në vitin 1612. Ekspedita u drejtua kundër Malësisë së Madhe, e cila ruante vetëqeverisjen me këmbëngulje, duke mos lejuar vendosjen e pushtetit osman dhe të spahinjve në këtë krahinë. Ushtria osmane prej 25.000 vetash u përqendrua në Podgoricë dhe prej andej organizoi sulme në disa drejtime, për të depërtuar në Malësi të Madhe. Sulmi ndaj malësorëve zgjati rreth 3 muaj, por osmanët u detyruan të tërhiqeshin.
