Çfarë ishte Enveri…

Nela

Rastësisht, duke zhbiruar në kërkim të një materjali, hasa në një intervistë të presidentit tonë Ilir Meta dhënë Bledi Fevziut në ”Opinion” . U habita jashtë mase, me cektësinë e interpretimit të Tij, për një nga periudhat më të lavdishmet të popullit tonë atë të Luftës Antifashiste Nacional – Çlirimtare e sidomos në mohimin e rolit të komandantit të saj Enver Hoxhës . Në ato momente nuk di pse mu kujtua dhe e vura veten në rolin e “Ushtarit të mirë Shvejk” i cili vazhdimisht përsëriste: – O zot na e ruaj Perandorin tonë !

Kohë më parë mu kujtua se shtypi radioja dhe Televizioni ishtë marrë me qëndrimet historike të luftës tonë për Pavarësi në kuadrin e 28 Nëntorit, e të Luftës Nac-Çl në kuadrin e 29 Nëntorit…por dhe të riabilitimit më 14 Nëntor ( pikërisht ditën e arratisjes së tij) të një nga figurave më komplekse në tradhëtinë e tij Mithat Frashërit e “Ballit Kombëtar” prej liberalit pa asnjë kufi kryeministrit Rama.

Gjithashtu kjo turbolencë nxorri në pah qëndrimet pro e kundër, sikurse dhe idetë e ndryshme që na serviren se “këto gjëra” na u dashkan lënë në dorë historianëve që të shkruajnë historinë, bile aq larg shkojnë pseudo patriotë si Dash Shehi i zogistëve, saqë për tu treguar orgjinalë e për të thënë një të pa thënë deklarojnë se …”nuk na qenka e vërtetë, se populli shqiptar e ka çarë rrugën e vet të historisë me shpatë në dorë”. Natyrisht që Dash Shehit në moment të caktuara dhe i falet, sepse kur buzët i ka jeshil nga mezja e plëncit dhe bërë tapë me raki “Rrushbulli” deomos që do të flasi çapras…dhe në vend të shptës imagjinon garuzhden , por puna është se si duhet t’ja bëjmë Lil Metës i cili flet më keq se Dashi.

Në pamjen e parë ai të jep impaktin se është i ekuilibruar në ato që thotë e që bën dhe si tregues për këtë ai na praqitet me kurora e tufë lulesh në vorrezat e dëshmorëve, ku dhe bën homazhe para tyre, për të treguar popullit se ai është një atdhetar i vërtetë. Ai “përulet me respekt”para tyre, pozon e bën cfilatë nga zyra e tij duke kompozur me duar shqiponjën para gjoksit presidencial…. por ja çuditërisht nuk ka dëshirë që të njohë Komandantin, bile shkon edhe më tej, duke thënë se asnjëherë nuk e ka dashur dhe kurrë nuk ka patur simpati për të!

Duke qenë se Lili ka mbaruar shkollën për marmalatë gjizë e hirrë edhe ne të tjerëve nuk na prishet fort gjiza se çfarë mendon “liliputi skrapalli”, sepse ka kush e do Enverin, bile po e them fare hapur që nëse do ta donte Ilir Meta apo dhe karvani i tij antikomunist- atëhere, Enveri nuk do të ish më i yni. Megjithatë, deri këtu nuk ka ndonjë asgjë të jashtëzakonshme, sepse edhe në kohën e socializmit, kulakëria dhe diversantët bejlerët e agallarët e përmbysur nuk e donin, problemi qëndron gjetkë. Pikërisht, te kamuflimi që i bën ai indirekt të vërtetës historike.

Them kështu, sepse pavarësisht faktit që Presidenti ynë e njeh datën e çlirimit, ai hedh baltë mbi udhëheqijen e saj sikur kjo luftë, na paska qënë bërë spontane, në anarki të plotë dhe se Enveri nuk e paska luftuar fashizmin. Bile për ta ilustruar dhe bërë më” bindës” në publik padituritë e tij në fushën e historisë, na merr si shembull gjeneralin francez”De Gol” i cili më vonë u bë edhe president i Francës, duke deklaruar …” se rezistenca antifashiste ne Francë filloi me De Golin, ndërsa në Shqipëri ( nga që nuk kish udhëheqës) rezistenca antifashiste filloi që në ditët e pushtimit.

Më duhet t’i mësoj pionierit President, se kur filloi sulmi nazist mbi Francën (qershor 1940) De Goli ishte gjeneral i mjeteve te blinduara franceze, pra i një ushtrie të organizuar dhe u thye nga gjermanët., teksa ne, në vitin 39’ jo që s’kishim fare ushtri , por dhe mbreti tradhëtoi duke i’a mbathur e marrë rrugët në arrati. Deomos që populli shqiptar, s’mund të pajtohej me pushtimin( sikurse dhe nuk u pajtua) dhe lufta sikurse e përmend ai, (Meta) filloi që me pushtimin fashist. Por më duhet ti them z.President, se vëretë filloi direkt me pushtimin, por ajo luftë nëse nuk do të ish në krye PKSH-ja dhe Enver Hoxha, ( apo të drejtohej nga ballisto-zogistët), Shqipëria sot do të rradhitej së bashku me ato vende kolaboracioniste, të cilat, jo vetëm që përqafuan pushtuesit nazi-fashistë, por u bënë edhe tromplin, nga ku niseshin agresionet ndaj vendeve të tjera. E me këtë rast do fitonim veç urrejtjn e popujve.

Më duhet të nënvizoj dhe t’i kujtoj z.President, që nuk njeh historinë, se vërtetë De Goli u tregua një atdhetar i madh, (Nacionalizmi francez njihet ) por ai drejtonte “Komitetin Franca e lirë” nga Londra dhe ngandonjëhere dhe nga vendet ish koloniale të Afrikës, sikurse dua t’i kujtoj se ky liberator i madh i popullit francez ish e ngeli, po aq kolonialist ndaj vendeve Afrikane ( po i kujtoj presidentit luftën e Algjerisë kundër kolonializmit frances 1958). Kështu që ishte dhe një fat i madh për Shqipërinë lindja e PKSH në ato periudha të zeza që po kalonte populli ynë, e cila sëbashku me Enver Hoxhën do të bëheshin organizatorët e Luftës së madhe për çlirim, e jo vetëm kaq por Enver Hoxha qëndroi deri në fund konseguent dhe një luftëtar i madh aq sa edhe vet fashizmi e më vonë nazizmi e patën dënuar disa herë me vdekje. Nuk jam i sigurt nëse nihilisti Meta i di këto fakte apo jo?! Fundja le ti kënaqet paditurisë së tij por problemi është gjetkë.

Ku e ka qëllimin Meta që kërkon të injorojë Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Partizane Nacional-Çlirimtare? Mos vallë do dhe është në kërkim të një imazhi për të qenë më lart se lrtësia e tij? Deomos ai duke atakuar indirekt Enver Hoxhën, atakon edhe rolin e PKSH-së në luftë, por edhe të Shtabit të përgjithshëm të tij. Atakon të gjitha vendimet e rëndësishme që kanë qenë marrë nga Komanda Madhore e asaj kohe ( sidomos mbas 10 korrikut 1943) por edhe të gjitha dirktivat qarkoret, vendimet e PKSH-së gjatë asaj periudhe të lavdishme.

Është llogjike dhe fakt i pa kundërshtueshëm se nuk ish Enveri ai që i dinte të gjitha, apo që i bënte të gjitha etj..etj..etj.

Jo! Enveri ishte përfaqësuesi politik e ideologjik, më në zë i masës së madhe të komunistëve shqiptarë të asaj kohe( por dhe më vonë), ai ish e mbeti zeri i kushtrimit për liri, zeri i Atdheut të pushtuar, ishte mendimi dhe veprimi nga pikëpamja filozofike i shtresave të mëdha popullore, ish urrjetja ndaj armikut dhe tradhëtarëve të vendit që u bënë sahan lëpirës dhe llustraxhinj të çizmeve pushtuese.

Por Meta me këtë sulm nuk do të bindë shqiptarët sepse, nëse problemi shtrohet të na mësojë Meta historinë…lumi që na mori. Jo, ai do të bindë Evropën dhe Amerikën se qëndron i ekuilibruar dhe tërësisht antikomunist, tërësisht i distancuar nga periudha që ish në krye Enver Hoxha prandaj kohët e fundit ka marrë rolin e “Budës” për të tregur “urtësi” durim”maturi” e deri vetëskrifikim për hir të interesave të këtij populli. Shiko shiko sa hollë me këtë rast ku i dihet.. ?! Mbase ata matanë Atllantikut, por dhe këta për këtej Evropës e nxjerrin figurë të pastër, si me atë videon e të ndjerit Prifti… ( Oreee… se mos ke më shumë hallin tënd, sepse po të ish për popullin, ata katër fakirë në “Bulevard” u vranë për korrupsionin tënd e të dinastisë Berisha, por dhe gjithë sistemit korruptiv që ju e mbollët në Shqipëri nga qendra e deri në bazë)

Po mirë or Presidenti ynë, e di ti e çu bënte Enveri të korruptuarve e të degjeneruarve , kusarëve dhe atyre që livadhisnin mbi kurriz të popullit ? Ka ende dëshmitarë që ti dhe “instituti yt “ i quani një pjesë të tyre të persekutuar dhe se komunizmi paska bërë krime kundër tyre ( bile këtë llum edhe e shpërbleni mirë pa e ditur se banditët kusarët e të degjeneruarit janë e keqe për çdo lloj sistemi)

Jo or Presidenti ynë jo, ti nuk e ke madhësinë e mëndjes të gjykosh Enverin ! Ta them këtë jo rastësisht. Mjafton të kishit lexuat para 20 vitesh gazetën ”Koha e Jonë” do ta nxirrnit përfundimin. Po ju u kujtoj se në 10 burrat më të shquar të Kombit ai çuditërisht ishte ngritur në vendin e parë,dhe si për inatin tuaj populli e kish ngritur atë , më lart se monumenti që ju i patët rrëzuar.

Tani po ju citoj edhe disa personalitete të tjera botërore, të cilët e kanë vlerësuar jo për sistemin socialistqë ai ndërtoi, por personalitetin e tij duke filluar nga De Goli yt, të cilit i referohesh:

“Askush më tepër se Enver Hoxha nuk e meriton thënien ‘Lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon asnjëherë atë”!

Andrea Papandreu, ish Kryeministër i Greqisë ka thënë: “Një popull mund ta bësh të duartrokasë me dhunë udhëheqësin e vet, por nuk mund ta bësh të qajë për të”!

Ja kështu është kjo punë dhe “Lili-putët” nuk mund të maten dot me gjigandët sepse kur ngrejnë kokën lart i verbon drita e diellit.

Kështu që s’më ngelet gjë tjetër vetëm që t’i lutem allahut:

O ZOT ,VIJE DORËN NË ZEMËR E NA RUAJ PRESIDENTIN TONË NGA…… VETINGU !

Ylli Meçe

Share This Article
22 Comments
  • Hikstoria kombetare Shqipetare ka nxjerre shume burra shteti por pas Enver Hoxhes vjen Skenderbeu.Bravo autorit Liliputi politik Meta eshte shume pis per te permendur kete emer te madh

    • Me kujton perrallen e bukur per Gomarin qe veshi lekuren e Luanit.
      Nje luani te ngordhur gomari i mori lekuren dhe e veshi vet.
      Duke ecur neper pyll tere kafshet e pyllit sa e shikonin ja jepnin vrapit.
      U tmerruan!Nje dite..dy dite…

      Dikur fryu nje ere dhe ja flaku lekuren e luanit.
      Kafshet e pyllit sa e moren vesh qe ishte gomari me lekure luani ju versulen dhe ja bene kurrizin me te bute se barkun.

      Keshtu ka per ta pesuar edhe Skrap Arliu yne…

  • Nje fytyre e ndyre potsisht 100 % i ndyre boterisht moralisht si nje hajdut ordiner ! Nuk i ka hije te flas dhe jo me te jap opinione ! Enver Hoxhes i ha mutin Meta ! Kete e di e di e gjithe bota ! Ilir Meta do te mbahet mend ” Like Floriri” Hajdut me i mad hqe ka pat Shqiperia moderne !
    Ali Baba me 40 Hjadut nuk mund te gjykoj eshte nje turp i madh !

  • Shkrime te tilla u ka ikur koha.Nje pjese u ka ngrire allcia ne koke dhe duhet tju cahet kafka qe te nxjerin allcine ose lakrat nga koka.Sinqerisht ne te gjitha matrialet e mija per 100 vellimshin tim “United States of Albania” prej 83000 faqesh dhe 54 mije foto te ndryshme me del se ky njeri ka qene nje sherbetor dhe sahan lepires i sllavoserbeve te cilet krijuan Partine Komuniste dhe emruan per besnikeri karshi kauzes serbo sllave Enverin i cila dha prova duke vrare gjithe inteligjencen e kohes qe ne Shqiperi te shuhej pergjithmon ideja kombetare dhe vete Kombi shqiptar.Te gjitha keto gjaksori Enver Hoxha i beri qe te mbreteronte per 45 vjet dhe te siguronte te ardhemen e familjes se tij perjetesisht.Ky ishte komandanti i ushtrise nje sherbetor i bindur i ideologjise kriminale te popujve sic ishte komunizmi.sllav i aplikuar ne Bashkimin Sovjetik ku vetem ne vitet 1920-30 vdiqen nga uria per buke mbi 7 milion sovjetik si dhe ne kohen e kriminelit te popujve sovjetik vjedhesi i bankave Stalin vrau dhe internoi ne Gulaket e Siberise mbi 12 milion qytetar te pa fajshem ne emer te komunizmit boteror.Me vjen keq si intelektual qe ka njerz akoma qe nuk e kane kuptuar se Enver Hoxha luftoi per pushtet personal duke mbyllur Shqiperine me idet donkishoteske dhe gjithe shoket e tij qe bashkpunoi dhe qe e mbrojten i kaloi ne plumb.Thirini mendjes.Ky vrases gjakftohet fatkeqesisht eshte pjese e historise kombetare dhe nuk mund te fshihet por gjithnje duhet thene e verteta.Koha tregoi se Enver Hoxha nuk ishte gje tjeter vec nje paranojak me deliret e cmendura per te gjetur armiq e njejta si ky qe kemi sot kryeminister por me nje dallim.Enveri nuk kishte kartele psiqatrike dhe te ishte shtruar ne psiqatri kurse Edi Rama ka kartele psiqastrike me diagnoze “Skizofreni agresive”, dhe shtruar shume here ne psiqatri ketu ne Tirane dhe ne Parise.Shikoni ne internet gazeten Tema te Mero Bazes qe ja ka nxjere te verteten e semundjes teper te rrezikshme qe ka kryeministri i sotem i Shqiperise.Shikoni fotot lakuriq ku nje prostitut franceze ja perkedhel penisin e vogel te tij si dhe veshjet skandaloze te tij ne takime nderkombetare apo dhe gjate votimeve personale te tij ne 30 qershor 2019.”Popull jeni Vigjilent”.Te njejten gje beri dhe Adolf Hitleri ne vitet 1933-45.

    • Dashke m*t zotrote , sllavovic @”Per popullin dhe demokracine ! Enverin e kane vleresuar atehere , por edhe sot e ne te ardhmen vete shqiptaret , kurse ti , thur e permend idjotesira te shpelara , thene e sterthene nga titistet e soji i tyre dashakeqes , antishqiptare ne gjak !

    • Per popullin dhe demokracine

      Te eshte mbushur koka me allci dhe e quan veten intelektual.
      Vetem ne keto pak rreshta qe ke shkruar e tregon qarte se sa formim intelektual ke. I ngjan atij bashkekomentuesit qe thote se kam qene oficer madhor.
      Vetem me nje shprehje gjykohesh si i pabesueshem ne te gjitha ato qe thua pa pike lidhje e llogjike.
      Ja cfare thua ti: -“Te gjitha keto gjaksori Enver Hoxha i beri qe te mbreteronte per 45 vjet dhe te siguronte te ardhemen e familjes se tij perjetesisht.”
      Familja e Enverit jeton ne ne Laprake te Tiranes, ne nje ish pulari. Femijet e tij jane rrugeve te Tiranes dhe mund ti shohe e ti takoje kushdo. Ata nuk fshihen.
      O intelektual i vetshpaluur shkruaj ndonje gje me te mencur.
      Nje zot e di cfare ke shkruar ne ato vellimet e tua prej 83000 faqesh e 54000 foto.
      Do ti kesh shkruar ne ndonje institucion rehabilitimi, se ska mundesi.

  • Enveri eshte Mal. Nje gje eshte aksiomatike : pa kthyer Enver Hoxhen ne piedestal, nuk behet Shqiperia!

  • Ne kohen e mbas Luftes 2 boterore shqiptaret nga veriu sidomos por edhe nga jugu e malsia e jugut me mire se coban dhe te shisnin Lajthi, vez dhe hudhra salep ne rruge nuk dinin me shume !
    Ku ishte kjo intelegjenca qe e kish lene popullin 95% analfabet ?!!!
    Enveri ishte diktator e kishte te shkruar ne Ball te Kushtetutes Shtet i Diktatures se Prolateriati dhe me ate diktature beri arsimimin dhe edukumin e nje populli 2 milion qe ishte ne zhdukje !
    Eshte nje genjeshter e madhe kur thone `vrau inteligjencen ` !!!!! Ai vrau kundershtaret e programit te zhvillimit dhe nxjerrjes se popullit nga prapambetja shekullore ku e kishin lene Otomanet dhe luftat grabitqare te fqinjeve !
    Enveri ishte Burre shteti !

  • Te cohet hajdari Skraparit e te shaj Enver Hoxhen kesaj i thone hapu toke,kur dihet boterisht se ne Skrapar dhe pulat ishin komuniste,e tani ka ardh demokracia,dhe pulat jane bere kurva.E kane mbushur Tironen nuk guxon te shikosh tv e te lexosh shrypin se para te dalin Suedezet e zbritura nga mali,like floriri djali atij qe shiste ne pazar te vjeter jepe gjykime per ate qe dhe hajdarin e kish si Ilir Meta.

  • Mendoj sikur nje artikulli tille te shkruhej ne gazeten Bild per Hitlerin. Le qe kjo nuk ndodh se asnje gazete nuk boton marrezira te tilla por e supozojme se nje i cmendur e boton nje shkrim te ngjashem ( mos harroni per Adolfin e cmendur e diktator ) qe te shikoni te nesermen se sa persona do te jene pushuar nga puna ( te gazetes ) e mos te them ne mbylljen e gazetes kushdo qe te jete ajo . Kur citojme nje periudhe (dhe kjo fillon nga nendori i 1941 e deri ne hedhjen e bustit e pshurrosjen e varrit te diktatorit ) diktature me cfare fytyre e idiotsie i ben ellozhe nje diktatori ??? Nuk e dij ne se ne Rusi shkruhet per dite per Stalinin e i thurin vargje e levdata si ketu ne Shqiperine e perhumbur akoma .Dhe cfare lufte udhehoqi Stalini e cfare enferri gjirokastrit ! Mjafton te thuash qe nje here nuk perdori arme dhe pse na ka mbush me historira se nje vit jetonte maleve per te luftuar me pushtuesin ,kur ai pollon,,,,,,,Ne xhin e ne kohe te lire shijonte dhe cigarilen me Popovicin e fale ekstazes qe kalonin te dy hodhen dhe themelet e burgut me mizor e me te madh qe ka pare bota . E ktheu Shqiperine ne burg ,rrethuar me tela nga gjithe kufiri tokesor dhe populli i ciflitur shkonte sa majtes e djathtas per te hapur hekurdha, rruge hidrocentale ,fabrika ,spitale ,shkolla madje dhe me aksion pa pagese vec te drejten e fjetes ne kapanone e te ushqimit si ne repartet ushtarake Ah mos harroj dhe ndihmen ne keto ndertime qe kane dhene qindra mijera te burgosur e te internuar ! S”kemi Gjykate te Larte ,ndoshta dhe e sigurte qe s”kemi ligj qe te ndaloje propaganden pozitive per diktatorin e bashkpunetoret e tij . Kush ka nostalgji le te mbushe shtepine deri ne wc. me fotografite e qoftlargut ,por jo te shkruajne te tilla pacavure e genjeshtra . Tallet bota me ne . Pse mos te tallet me te tille qeveri ?? Sa here kemi ndonje krize e skandal qeveritar gazetat si me urdher e marreveshje fillojne te shkruajne per diktaturen e,diktatorin . Me te vetmin qellim qe vemendja e popullit te hiqet nga skandali e kriza politike e ekonomike qe perjeton e te harrohet ne vitet e sketerres qe dikush ( te moshuarit me te shumtit ) te mendoje ,mor jahu s”kishim droge ,te tilla kurvlliqe e imoralitet me gishta per te mos thene aspak, vjedhje e korrupsion jo e jo se thesarin e shtetit e banken e kishte ne dore Blloku e populli s”dinte se sa kishte e sa nuk kishte buxheti . Ja dhe qellimi i mbrapshte i gazetave kur per dite na servirin shkrime lavduese per diktatorin , Mortja kur s”i merr !!! Ylli Me cen e te gjithe shpurren e tij !!

  • C’fare ishte Enveri ? e di fare mire historia ,qe i ka nen kujdes historia ,vlerat qe i dha popullit edhe atdhedashurin

  • Pyetjes: Cfare ishte Enver Hoxha ?! Pa shume retirike :
    ENVER HOXHA: BURRE SHTETI !!! Mbase i vetmi Bu–
    rre Shteti qe ka patur dhe do te kete Shqiperia. Kaq te
    thjeshta jane gjerat….!

  • Idete komuniste jan shpresa e popujve te varfer dhe nivel kulturore te ulet.
    Zogu nuk vrau as Qemal stafen dhe as Beqir Valterin qe tentoi ta vriste.
    Enver Hoxha vrau edhe shoket e ngushte dhe burgosi dhe interrnoi mijera shqiptare per nje fjale goje.
    Enver Hoxha ishte ai qe solli shqiptaret ne prag te urise megjithese mbeten pa mbjell vetem hekurudhat.
    Fshatari i Enverit ishte bujkrob,nuk largohej nga fshati dhe mundesia e vetme ishte martesa me nje vajze qytetare.
    Fshatari nuk blente ushqime ne qytetet dhe hante buke misri megjithese ai prodhonte grurin qe nuk ishte i mjaftueshem per te gjith.
    Ne kohen e Ever Hoxhes shkoi budalliku deri atje sa orkestrat neper dasma duhet te tregonin listen e kengeve qe do kendonin.
    Enver Hoxha eliminoi shqiptaret e formuar ne vendet perendimore atje ku vete nuk arriti ti mbaronte studimet.
    Mall per kohen e Everit kan vetem ato qe nuk kan kokrren e Lekut,por ajo koh nuk kthehet mo ne qiellin e shtate te fluturoni.
    Gjeja me e shtrenjt e njeriut eshte liria,ne ate koh mungonte shkoni ne korene e veriut te kuptoni se ceshte izolimi.

  • Enver Hoxha ishte nje anti Amerikan e anti perendimor e diktator, tredhesi atyre qe i lepihen sot perendimit por jane edhe me te ne moral, se ju pelqeu tredhja.

    Kjo tregon se c’fare llapiste, servila, pa shtylle e mbeturina jane komunistet e djeshem qe na jane bere pro perendimoret e sotem.

    Sa do qe te mundohen keta majmune te transformojne historine, e verteta eshte nje dhe nuk mundet ta manipulojne. Enver Hoxhen e pshurren ne 90-en si nje diktator dhe historia i dha ate qe i takonte. E hodhi ne koshin e plehrave si nje Sulltan te kuq, i cili e mbajti peng per gjysem shekulli kete vend. Majmunet le te kakarisin ne maje te pemeve me siglen e tij, se nuk ju a var njeri.

    Dava majmunesh te tredhur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *