I dashur lexues. Është fjala për një njësi administrative të sanksionuar si hallkë e dytë pas fshatit, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor në vitin 1967. Krijohej nga bashkimi i disa fshatrave fqinjë, si rregull për të formuar një kooperativë bujqësore të bashkuar (një lloj formacioni ekonomik në bujqësinë e regjimit të kaluar) ose të një ndërmarrjeje bujqësore. Juridikisht, “Fshati i bashkuar” kishte të njëjtat organe pushteti dhe administrate si fshati.
