Çfarë ishte “I foni tis Alvanias”?

redaktor

I nderuar lexues! Është fjala për një gazetë të përjavshme politike, shoqërore e kulturore në gjuhën greke dhe pjesërisht në shqip (“Zëri i Shqipërisë”), numri i parë i së cilës doli në Athinë më 29 shtator 1879. E drejtonte Anastas Kullurioti dhe vijoi për 40 numra, si një nga organet e para të shtypit tonë të rilindjes kombëtare. Gazeta luftoi për të drejtat e popullit shqiptar, zgjimin dhe forcimin e ndërgjegjes kombëtare dhe autonominë e mëvetësinë tokësore të shqiptarëve. Trajtoi edhe çështje të gjuhës, shkollës dhe kulturës shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *