Çfarë ishte Kolegji arbëresh i Shën Adrianit?

redaktor

I nderuar lexues! Kolegji arbëresh i Shën Adrianit ishte qendër e rëndësishme arsimore dhe kulturore e arbëreshëve të Italisë. U çel më 1734 dhe u quajt fillimisht Kolegji arbëresh Korsini. Me themelimin e katedrës së gjuhës shqipe nga J. de Rada (1849), dha ndihmesë me vlerë për shkollën shqipe e mendimin pedagogjik shqiptar. Pothuaj të gjithë shkrimtarët e dijetarët arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës gjatë shek.XVIII-XIX kanë ndjekur këtë institut arsimor. Kolegji arbëresh i Shën Adrianit pati një rëndësi të madhe për rolin dhe kontributin e tij në fushën kulturore e atdhetare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *