Çfarë ishte Kongresi i Durrësit?

redaktor

I nderuar lexues! Kongresi i Durrësit ishte mbledhje e përfaqësuesve të Shqipërisë e mbajtur në Durrës, për të siguruar pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore pavarësinë, tërësinë territoriale dhe vazhdimësinë e shtetit shqiptar. Kongresi i zhvilloi punimet më 25-27 Dhjetor 1918. Morën pjesë mbi 50 delegatë. U zgjodh një qeveri e përkohshme me 14 anëtarë. Kongresi vendosi të formohej edhe një Pleqësi (senat), si organ këshillues i qeverisë. Delegatët e mbledhur në Kongresin e Durrësit u shprehën për ruajtjen e pavarësisë e të tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, për rishikimin e kufijve të 1913-ës në favor të tij dhe për t’ia paraqitur këto kërkesa Konferencës së Paqes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *