Çfarë ishte kryengritja antiosmane e vitit 1909?

redaktor

I nderuar lexues! Kryengritja antiosmane e vitit 1909 ishte kryengritje popullore kundër sundimit xhonturk. Filloi në shkurt dhe përfshiu rrethet e Pejës, Gjakovës e vise të tjera në Kosovë si edhe sanxhakun e Dibrës në vilajetin e Manastirit. Për shtypjen e kryengritjes xhonturqit dërguan në mars forca të mëdha ushtarake, nën drejtimin e Xhavit Pashës, i cili e drejtoi goditjen kundër Isa Boletinit që ishte ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes. Në prill-maj qëndresa popullore përfshiu gjithë Malësinë e Gjakovës dhe të Dibrës. Më 12 qershor 1909 malësorët sulmuan forcat e Xhavit Pashës në qafën e Morinës dhe i detyruan të tërhiqen. Po këtë fat pësuan ekspeditat që u ndërmorën në Pejë e Lumë. Ekspedita e Xhavit Pashës pësoi disfatë dhe forcat osmane u tërhoqën në Prizren.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *