Çfarë ishte kryengritja e Vllahisë?

redaktor

I nderuar lexues! Kryengritja e Vllahisë (1821) ishte kryengritje popullore që drejtohej kundër shtypjes së feudalëve të mëdhenj, bojarëve të vendit, kundër princërve sundimtarë fanariotë grekë dhe kundër sundimit osman. Udhëhiqej nga Tudor Vladimiresku dhe filloi në janar në krahinën e Oltenias. Me shpalljen e Padeshit, Vladimiresku i bëri thirrje popullit të merrte armët kundër shtypësve, të mos paguanin taksat dhe të rrëmbenin pasuritë e tyre. Më 21 mars ushtria kryengritëse hyri në Bukuresht. Në kryengritjen e Vllahisë morën pjesë shumë shqiptarë. Me gjithë shtypjen e saj, Porta e Lartë u detyrua ta heqë regjimin fanariot në Principatën e Danubit dhe të vendosë princër vendas.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *