Çfarë ishte kuvendi i Junikut?

redaktor

I nderuar lexues! Kuvendi i Junikut ishte mbledhje kombëtare për të përcaktuar masat organizative dhe programin politik të kryengritjes së përgjithshme kundër sundimit osman. I zhvilloi punimet në fshatin Junik (në veriperëndim të Gjakovës) më 21-25 Maj 1912. Në kuvendin e Junikut morën pjesë përfaqësues të vilajetit të Kosovës, të krahinave të Dibrës, të Shkodrës dhe të jugut të vendit nën kryesinë e Hasan Prishtinës. U miratua programi për njohjen e autonomisë së Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabetin kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin, emërimin e një guvernatori të përgjithshëm me origjinë shqiptare dhe sigurimin nga ana e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.

Share This Article
2 Comments
  • Po dihet se ashtbajt ne junik por kerkoj nga historint qe te tregojn ne oden ekujt u bajt kjbledhje e se paku disa pjesemrrrs aty

  • Edhe pse me vones por randsin dhe vendimet I di por nese din dikush se ne oden(thomen)-ekujt ose lagjen ku u mbajt kykuvend me respekt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *