Çfarë ishte lufta për mbrojtjen e Shkodrës?

redaktor

I nderuar lexues! Lufta për mbrojtjen e Shkodrës (19 tetor 1912-22 prill 1913) ishte luftë e shqiptarëve dhe e një divizioni turk kundër shovinistëve malazezë që donin të aneksonin Shqipërinë Veriore. Armiku kishte epërsi të madhe në njerëz dhe materiale ushtarake. Luftimet më të rëndësishme u zhvilluan në malin e Taraboshit, në kodrat e Beltojës, Bërdicës, e Bardhonjorëve. Në këto luftime ushtritë malazeze lanë rreth 18.000 të vrarë, ndërsa forcat mbrojtëse patën 2.000 të vrarë dhe rreth 2.500 të plagosur. Megjithatë, për shkak të qëndrimit tradhtar të komandantit të forcave shqiptare Esat Toptani, forcat armike hynë në qytet dhe e pushtuan atë më 22 prill 1913. Edhe pas pushtimit të përkohshëm, vazhdoi qëndresa kundër pushtuesve.

Share This Article
2 Comments
  • Kush e shkruan kete shkrim, ?…Shqiptaret jane akoma ne anestezine e manipulacionit te hershem te historise.Po nuk u kuptua se armiku i shqiptareve dhe te gjithe popujve te ballkanit kane qene vetem OSMANLLINJTE, do te vezhdojne konfuzionet e historise qe jane jo te rastesishme po i binden akoma sot strategjive te “sulltaneve “te “rinj” si Erdoganet.

  • Nje monument per Esat Pashe Toptanin.
    Mire qe ti o Satana s’je dakort me kete versjon, i cili eshte i dokumentuar, por pa na thuaj ti ate varjantin tend, qe te pakten te mos vdesim pa mesuar te verteten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *