Çfarë ishte Memorandumi i Greçës?

redaktor

I nderuar lexues! Memorandumi i Greçës ishte dokument historik që përmbante kërkesa për krijimin e një province autonome shqiptare. U miratua më 23 qershor 1911 në pllajën e Greçës të Malësisë së Madhe. Memorandumi u hartua nga I.Qemali, L.Gurakuqi etj., iu paraqit qeverisë turke e Fuqive të Mëdha dhe u shtyp si broshurë më vete, e njohur me emrin “Libri i kuq”. Përmbante 12 kërkesa për autonominë territoriale e administrative të Shqipërisë, ndër të cilat: njohjen e plotë të kombit shqiptar, bashkimin e vilajeteve me popullsi shqiptare, vendosjen e administratës civile e financiare shqiptare, krijimin e organeve gjyqësore, të xhandarmërisë e policisë me vendës, përdorimin në administratë, në gjyqe e kuvende të gjuhës shqipe, lirinë e plotë për të mësuar gjuhën shqipe dhe për të hapur shkolla shqipe me të drejtat e shkollave shtetërore etj. Memorandumi i Greçës pati rëndësi edhe për krahinat e tjera të vendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *