Çfarë ishte Posta e Vidohovës?

redaktor

I dashur lexues! Posta kufitare e Vidohovës, fshat i Korçës në kufi me Greqinë, ka hyrë në histori për qëndresën e 36 ushtarakëve kufitarë shqiptarë, ndaj sulmeve të tre batalioneve ushtarake greke më 2 gusht 1949, gjatë të ashtuquajturave “provokacione të gushtit”. Lartësia 1039, siç njihej ndryshe pika ku ndodhej posta, u synua nga trupat qeveritare greke gjatë luftës civile në vendin fqinj. Kufitarëve të rrethuar u erdhën në ndihmë edhe reparte të ushtrisë shqiptare, derisa sulmuesit u detyruan të tërhiqen me humbje të mëdha; sipas palës shqiptare, me rreth 100 të vrarë e të plagosur, dhe tre robër. Nga ana shqiptare u vra oficeri Memo Nexhip Bejko.

Share This Article
1 Comment
  • Informacioni juaj eshte shumei ceket, se pari Fshati Vidohove eshte fshat i Rrethit te Devollit te Siperm. se dyti…atje ne provokacionet e 2 gushtit 1949 kane rene 6 kufitare.. nje oficer, nje neneoficer dhe 4 ushtare…dhe jane plagosur 6 kufitare te tjere. posta kufitare e Vidohoves eshte “Poste Heroine” e tje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *