I nderuar lexues! Principata e Arbërit ishte formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve në mesjetë, që dokumentohet që nga fundi i shek.XII. Principata e Arbërit u krijua në kushtet e zhvillimit ekonomik-shoqëror të vendit, me fuqizimin e klasës feudale shqiptare në gjirin e Perandorisë Bizantine dhe si rezultat i acarimit të marrëdhënieve midis popullsisë vendase dhe pushtetit qendror bizantin. Principata u shtri kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke mos mundur të përfshijë të gjitha trojet e banuara prej arbëreshëve. Sundimtari më i fuqishëm i dinastisë sunduese u bë Dhimitri i Arbërit.

shume e bukur bravo
you are right