Çfarë ishte Protokolli i Firences?

redaktor

I nderuar lexues! Protokolli i Firences (1913) ishte akt ndërkombëtar me anën e të cilit është caktuar kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë. U hartua nga një komision i posaçëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 6 Fuqive të Mëdha të kohës. Ai u krijua me vendimin e 11 gushtit 1913 të Konferencës së ambasadorëve në Londër, e cila kishte caktuar në parim si pika skajore të kufirit Korçën dhe kepin Stillo në bregdet (përballë Korfuzit). Komisioni duhej të mbështetej në parimin etnik dhe gjeografik, gjuha amtare duhej të ishte elementi bazë. Vetë komisioni u bë fushë kontradiktash midis dy blloqeve të Fuqive. Në këto kushte u vendos që ai të shkonte në Firence të Italisë, “larg teatrit të armiqësive lokale”, ku përfundoi punën duke hartuar Protokollin e Firences.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *