I nderuar lexues! Protokolli shqiptaro-italian i nënshkruar më 2 gusht 1920, në mbarim të luftës së Vlorës, ishte një marrëveshje dypalëshe në bazë të së cilës Italia njihte pavarësinë e shtetit shqiptar dhe paprekshmërinë e tërësisë territoriale të tij. Protokolli përmbante 8 pika. Italia hiqte dorë nga pretendimet e saj për aneksimin e krahinës së Vlorës dhe për vendosjen e shtetit të cunguar shqiptar nën mandatin italian. Ushtria pushtuese italiane do të tërhiqej nga Vlora dhe nga pjesët e tjera të vendit brenda një muaji, me përjashtim të ishullit të Sazanit. Në bazë të protokollit shqiptaro-italian problemet e tjera të mbetura pezull midis Shqipërisë dhe Italisë do të shqyrtoheshin e zgjidheshin në bisedimet e ardhshme midis delegacioneve të dy vendeve.
