I nderuar lexues! Qefalia ishte funksion politik me rëndësi në Perandorinë Bizantine, përfaqësonte pushtetin qendror në administratën provinciale, sidomos të qyteteve. Qefalinë e gjejmë të dokumentuar në Berat në vitet 1307, 1327 dhe 1413, në Vlorë e në Kaninë, në principatën e Balshajve, në Despotatin shqiptar të Artës, si dhe në trevat e pushtuara nga Venediku në veri. Qefal u quajtën edhe krerët e Malësive në shek.XVII si dhe të fshatarësisë së lirë në krahina të ndryshme. Qefalia si term ruhet edhe sot në onomastikë.