I nderuar lexues! Xhibali, i njohur ndryshe edhe si “Komisioni i Maleve”, ishte një organizëm i krijuar në fund të viteve 50 të shek.XIX pranë valiut të Shkodrës nga Porta e Lartë. Kishte si qëllim shtrirjen e administratës së re të saj në krahinat malore të veriut të Shqipërisë dhe kufizimin e autonomisë së tyre. Si anëtarë me rroga të Komisionit u emëruan përfaqësues nga 26 bajraqe të vilajetit të Shkodrës. Në të vërtetë, veprimtaria e komisionit të xhibalit mbeti e kufizuar vetëm në qytetin Shkodrës dhe çdo orvatje për ta shtrirë atë në malësi hasi në qëndresë të armatosur.
