Drogat orientale janë produkte bimore që përdoren si aromatizuese, ngjyruese, pikantë etj.
Ndër to vend të parë zënë edhe sot kafja, çaji, kakaoja, kanella, karafili, vanilja etj.
Janë përdorur si pije të ngrohta kafja, çaji, kakaoja; si aromatizuese në ushqime lëkura e kanellës, frytet-kapsula të kanellës etj; si lëndë ngjyruese bimore kënaja, bakëmi, shafrani etj; ose në formë rrëshirash për tymin balsamik gjatë djegies së tyre, si temiani.
Përdoren edhe disa droga të tjera në sasira të vogla nga industria ushqimore.
Në të kaluarën ato silleshin në Shqipëri nga vendet e Lindjes dhe portet e Mesdheut.
Përdorimi i drogave orientale narkotike, si opiumi i hashashit, marihuana ose kërpi i Egjiptit, hashishi ose kërpi i Hindisë, gjethet e bimës së kokës etj., për qëllime dehëse ndalohet me ligj.
b.m. / dita
