Një hernie abdominale, ose e zonës së barkut ndodh kur një organ, apo pjesë të indeve të brendshme të organizmit dalin përmes një të çare (si një e fryrë) nga muret e muskujve që mbyllin zgavrën e barkut. Muri i barkut është i përbërë nga shtresa të muskujve dhe indeve të ndryshme.
Në vijim të shkrimit mjekja Ilda Xhelili tregon për “Dita”, zonat se ku shfaqen më shpesh, shenjat e dukshme klinike, si dhe këshillat që duhet të ndiqni për trajtimin e tyre dhe shmangien e ndërlikimeve që mund të sjellin.
Në cilat zona shfaqen herniet abdominale?
Herniet mund të ndodhin në zona të ndryshme të barkut, ku ndër më të zakonshmet janë hernia e rrëzës
së kofshës (hernia inguinale), hernia e diafragmës (hernia hiatale) dhe hernia e kërthizës (hernia umbilikale). Hernia mund të jetë e pranishme që në momentin e lindjes (hernie të lindura), ose mund të zhvillohen në çdo kohë (hernie të fituara) si shkak i veprimit të faktorëve të ndryshëm.
Cilat janë herniet më të shpeshta tek meshkujt?
Hernia më e shpeshtë tek meshkujt është ajo inguinale (në rrëzë të kofshës). Kanali inguinal është një hapje që lejon kalimin e kordonit spermatik dhe zbritjen e testikujve në qeset e tyre (skrotumi që ndodhet në pjesën e pasme të penisit). Pas këtij momenti pritet që hapja të mbyllet fort, por nganjëherë muskujt që mbështjellin legenin nuk përputhen mirë.
Nëse më vonë ndodhin sforcime të ndryshme, atëherë në këtë zonë të dobët mund të krijohet një fryrje (hernie) e dhimbshme, e cila mund të përmbajë pjesë të zorrës dhe inde të tjera. Kjo hernie kuptohet që ndodh më rrallë tek femrat, pasi nuk ka nevojë për hapje të këtij kanali.
Po tek femrat?
Si pasojë e traumave të ndryshme herniet më të shpeshta janë ato diafragmatike (hiatale) dhe për pasojë organet e barkut dalin në zgavrën e gjoksit. Tek gratë herniet më të shpeshta janë ato umbilikale (të kërthizës), sidomos ato që kanë kaluar shtatzani të shumta. Kordoni umbilikal është ai që lidh nënën me fëmijën dhe nëpërmjet të cilit fëmija (fetusi) ushqehet në barkun e nënës.
Cilët janë faktorët e riskut që ndikojnë në zhvillimin dhe shfaqjen e këtyre hernieve?
Një hernie mund të jetë e pranishme që në momentin e lindjes, ose mund të zhvillohet me kalimin e kohës në zonat e dobëta brenda murit të barkut. Rritja e presionit në zgavrën e barkut mund të ndikojë në pikat e dobëta dhe të lejojë që pjesët e zgavrës së barkut të zgjaten, pra të formojnë hernie.
Presioni i rritur brenda hapësirës së barkut mund të ndodhë në situata të ndryshme, duke përfshirë kollën kronike, lëngun e shtuar brenda hapësirës së barkut (asciti në rastin e cirrozës së mëlçisë, ose të sëmundjeve malinje), masat tumorale që ndodhen në zonën e barkut, si edhe dializa peritoneale (dializa që kryhet nëpërmjet barkut në rastin kur veshkat nuk funksionojnë).
Po ashtu ndikojnë mbipesha, shtatzanitë, konstipacioni (kapsllëku) kronik, apo edhe operacionet në zonën e barkut. Rritja e presionit në zgavrën e barkut mund të çojë në dobësim të mureve të barkut në formë akute (të menjëhershme), ose gradualisht më kalimin e kohës.
Çfarë shenjash klinike përjeton i sëmuri kur zhvillohet një hernie?
Simptomat ndryshojnë në varësi të zonës së prekur. Shumica e pacientëve mund të ndiejnë një fryrje në zonën ku lind hernia, për shembull në rrëzë të kofshës në rastin e hernies inguinale. Mund të ndjejë gjithashtu dhimbje dhe djegie për shkak të prekjes së nervit inguinal.
Nëse një hernie ndodh për shembull pas ngritjes së peshave të rënda, dhimbja mund të jetë e mprehtë
dhe e zhurmshme. Megjithatë, shumë njerëz nuk kanë ndonjë ankesë tjetër përvese një ngacmimi të vazhdueshëm në zonën inguinale (në rrëzë të kofshës).
Komplikacionet ndodhin kur një pjesë e zorrëve mund të hyjnë në hernie (në këtë xhep të krijuar) dhe të mbesin aty. Kjo situatë mund të përbëjë një emergjencë kirurgjikale pasi zorrët humbasin furnizimin me gjak. Në këtë rast pacienti përjeton dhimbje të konsiderueshme, të përziera, të vjella, gjendje ethore me të dridhura.
Po për shenjat dalluese të hernieve të diafragmës çfarë mund të themi?
Kurse herniet hiatale (të diafragmës) në përgjithësi nuk shkaktojnë shumë simptoma në vetvete, por kur kemi rrëshqitje të organeve mund të kemi rrjedhje të përmbajtjes së stomakut në ezofag (refluks, kthim mbrapsht i ushqimit).
Si rrjedhim pacienti do të përjetojë djegie të gjoksit, dhimbje epigastrike (në zonën e stomakut), të vjella dhe një shije të përmbajtjes acide të stomakut. Dhimbja mund të përhapet në shpinë dhe në zonën e qafës. Këto lloj dhimbje gjoksi duhen diferencuar me shumë kujdes nga problemet e zemrës dhe enëve të gjakut. Në rastin e këtyre lloj hernieve mund të zhvillohen edhe ezofagitë, inflamacione(infeksione) të ezofagut si rezultat i refluksit ushqimor që ndodh në këto raste.
Kurse herniet umbilikale janë më të thjeshta për t’u vlerësuar dhe vijnë gjithashtu si rezultat i presionit të shtuar brenda barkut. Sigurisht edhe këto lloj herniesh komplikohen kur në to bllokohen inde dhe pjesë të organeve të ndryshme.
Si bëhet diagnostikimi i tyre?
Diagnostikimi i hernieve nuk është i vështirë. Së pari është pacienti që referon për një zonë të fryrë dhe përgjithësisht të dhimbshme. Ekzaminimi fizik zakonisht mund të konfirmojë diagnozën. Megjithatë, pavarësisht situatën klinike, diagnoza konfirmohet përfundimisht në rruge radiologjike (radiografi,skaner, rezonancë magnetike), ose endoskopike (fibrogastroskopi në rastin e hernies hitale).
Trajtimi përfundimtar i hernieve është kirurgjikal. Situata duhet ndjekur hap pas hapi në varësi të gravitetit të saj. Në rastin e hernieve hiatale trajtimi ka për qëllim zvogëlimin e prodhimit të acidit në stomak dhe parandalimin e hyrjes së acidit në ezofag.
A mund të parandalohet zhvillimi i hernieve abdominale?
Nëse herniet e lindura nuk mund të parandalohen, rreziku i zhvillimit të hernieve gjatë jetës mund të minimizohet. Qëllimi është të shmanget një rritje e presionit brenda zgavrës së barkut. Për këtë së pari duhet ruajtur një peshë e shëndetshme.
Pra duhet të ushqehemi shëndetshëm dhe të ushtrohemi rregullisht fizikisht jo vetëm për të shmangur mbipeshën, por edhe për të minimizuar rrezikun e kapsllëkut dhe për të ruajtur lëvizshmërinë e zorrëve. Duhet shmangur gjithashtu dhe ngritja e peshave të rënda. Duhen mësuar teknikat e duhura të ngritjes së objekteve të rënda dhe kjo është e rëndësishme në punë, shtëpi dhe në ushtrimin e sportit të peshëngritjes.
Po ashtu duhet ndaluar duhani për të minimizuar kollitjen kronike (përveç arsyeve të tjera që mund të ketë ajo). Por, nëse hernia zhvillohet, atëherë duhet pasur shumë kujdes që ajo të trajtohet në kohën dhe mënyrën e duhur për të shmangur komplikacionet e saj. /DITA
p.k/dita

A mund te normalizohet hernia e cila ka krijue fryrje jo ma shume se nji grusht pa nderhyrje me bisturi?
Une them se po.Kam jo ma pak se 2 raste qe kjo hernie asht normalizue tue iu kthye te dalat rreze kofshes ne stomak(bark).Ia kam tregue te ndjerit mjekut Mark Mirashi.Nuk ma ka besu dhe me ironi me ka thane kur i ke vizitat.Une i thash nuk kam as nuk baj vizita .Po ama e kam ma te sukseseshme se operacionin qe ti i ke ba pacientit ne prostat,te cilit i rrovi 15.000 lek te reja.Dhe pacienti nuk vonoi dhe iku ne boten tjeter.
Suksesi varet ne kohen pa u rrite ma shume se nji grusht.Dhe sa ma heret aq ma me siguri arrihet.
Jam bere Operacion afer 4,5 viteve nuk kam pas probleme me herine po qe 2 dite kam te ajtuare ne pjese afer penisit ndersa dhimbje nuk kam dhe kam ngritje,
Babai im eshte bere operacion dy here.
Perseri i ka dale dhjami.
Eshte ne moshe 89 vjec.
A mund te operohet ne kete moshe
Ju faleminderit
Vellau im ne kerthize i ka dal ni gung edhe po i mbledhe qelb mjeket i ka than qe e ka bruhin a
Kan fillue ča dhimbje te vogla dhe nje frurje e vogel qka duhet te perdori per sherim natyral
Pershendetje. SI JENI? PAS LINDJES SE FEMIJES S3 DYTE ME MBETI MBI BARK NE ANEN E MANJTE NJE E FRYRE SHUME E DUKSHME.KAM PRITUR TME ULEJ VETE KJO E FRYRE POR SKA REZULTAT.DISA MJEKE TE PERGJ ME KANE THENE SE ESHTE HERNIE.CME KESHILLONI SI TE VEPROJ NE RASTIN TIM?