Çfarë janë kanonizmat?

redaktor

I nderuar lexues! Kanonizmat janë përmbledhje rregullash e normash që përcaktonin para viteve ’40 veprimtarinë, të drejtat e detyrat, strukturën, funksionet e organizatave dhe shoqërive. Në mjaft raste u quajtën edhe statute. Përmbajtja e tyre ka qenë e ndryshme: Ekonomike, shoqërore, politike, kulturore. Kanonizma e parë që njihet deri më sot është ajo e esnafit të tabakeve të Elbasanit. Më vonë numri i tyre rritet. Kanonizmat në shumicën e tyre kanë pasur karakter patriotik dhe kanë synuar organizimin e veprimtarisë për zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit. Të tjerat kanë pasur karakter të theksuar klasor e profesional. Të tilla kanë qenë kanonizmat e organizatave zejtare, të borgjezisë industriale e tregtare, të arsimtarëve, të nëpunësve të administratës, të punëtorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *