Kapitulacionet janë disa privilegje që shtetet e Evropës Perëndimore kanë pasë gëzuar në Bizant e më pas në territoret e Perandorisë Osmane e në vende të tjera të Lindjes së Mesme e të Largme.
Në fillim jepeshin vullnetarisht, por më pas iu imponoheshin shteteve të këtyre zonave nga shtetet evropiane.
Kapitulacionet kufizonin juridiksionin gjyqësor, administrativ, financiar, doganor etj.
Ato kanë rënduar edhe mbi shtetin shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë.
Fuqitë e Mëdha e njohën pavarësinë e Shqipërisë në korrik 1913, por nuk pranuan të hiqnin dorë nga regjimi i kapitulacioneve, i cili zbatohej në Shqipëri në bazë të marrëveshjeve që këto fuqi kishin me Perandorinë Osmane.
b.m. / dita
