I nderuar lexues!
Kodikët e Esnafeve janë regjistra që përmbajnë dokumentimin e shkruar për veprimtarinë kryesore ekonomiko-shoqërore të esnafeve, si dhe ngjarjet kryesore të jetës së tyre. Kodikët e esnafeve shërbenin si evidenca për emrat e anëtarëve të esnafeve, të mjeshtrave dhe personave të tjerë me përgjegjësi, si dhe të kallfëve e çirakëve që kishin marrë testirin (diplomën) e mjeshtrit. Aty shënoheshin kapitalet dhe shpenzimet e esnafit, procesverbalet mbi pasurinë dhe gjendjen vjetore të arkës, si dhe rregullat kryesore që drejtonin jetën e këtyre organizatave. Kodikët e esnafeve janë burime dokumentare me vlerë për studimin e jetës qytetare të vendit.
Më të vjetër dhe më të pasur me të dhëna faktike janë Kodikët e esnafeve të argjendarëve (1662-1900), të gëzoftarëve (1669-1884) dhe bojaxhinjve (1689-1895) të Elbasanit. Më të thjeshtë dhe më të rinj janë të terzinjve, bravarëve, bakejve, kondakçinjve, kovaçëve dhe kazanxhinjve. Më i rëndësishmi është kodiku i argjendarëve të Elbasanit, i cili për dy shekuj e gjysmë me radhë regjistroi një dokumentacion të pasur esnafor.
Bukur dhe mire, po: pse nuk na thoni se cfare kodike ekzistojne; te cileve qytete; ku mund te gjehen; si mund te merret informacion konkret per nje esnaf te caktuar qe une e di ne pergjithesi, dhe eshte nga soji im?
Na mbyti kultura shterpe. Ne duam te njohim thelle veten.
Kodiket i perkasin jetedhenies, jo mykut te Arkivave.