Njeriu më i ri që eci në sipërfaqen e Hënës, astronauti Charles Duke, la më 20 prill të 1972 në satelitin tonë një foto të familjes së tij ku shihen dy fëmijët dhe gruaja, foto që qëndron në Hënë deri në ditët e sotme.
Charles Duke astronauti më i ri që ka ecur në sipërfaqen e satelitit la mbi sipërfaqen e hënës foton e familjes së tij gjatë misionit Apolo 16, më 20 prill 1972, kujton “Business Insider”.
Sipas astronautit për të kënaqur fëmijët, i pyeti: “Do ju pëlqente të vinit në Hënë me mua?”. Dhe më pas u sugjeroi: “Mund të bëjmë një foto që e gjithë familja të shkojë në Hënë”. Pas fotos Duke shkroi: “Kjo është familja e astronautit Charlie Duke nga planeti Tokë, që u ul në Hënë më 20 prill 1972”.
Kanë kaluar më shumë se 43 vjet që kur Duke, që në vitin 1972 ishte 37 vjeç eci në satelitin tonë. Dhe ndërkohë që gjurmët që la në sipërfaqen e Hënës pothuajse nuk kanë ndryshuar, astronauti dyshon se fotoja nuk është në gjendje të mirë.
“Temperatura e Hënës në zonën e aterrimit çdo muaj ngrihet në 200 gradë Celsius dhe gjatë natës bie në rreth -17 gradë”, shpjegon ai. Fatkeqësisht nuk ka mënyrë për të përcaktuar deri në ç’pikë është shkatërruar fotoja, sepse është shumë e vogël që satelitet të kenë një pamje të saj. /DITA


Edhe Berisha ka lane nji shishe te mbyllur ne Dajt.Shishja brenda ka nji leter.Berisha ka dy vjet qe ka ra nga fiku dhe nuk kujtohet fare per ate leter.Te pakten per shishen se si i duron temperaturat e Dajtit.