Bashtina ka qenë kategori e pronës tokësore në zotërim vetjak gjatë mesjetës.
Zotëruesi i saj (bashtinari), që kishte të drejtë ta shiste ose ta linte trashëgim, ishte i ngarkuar me disa shërbime kundrejt kryezotit feudal.
Me zhvillimin e marrëdhënieve feudale, bashtina që punohej nga zotëruesi fshatar, kaloi bashkë me të nën vartësinë e një feudali të veçantë.
Në periudhën osmane bashtina kaloi në pronësi të shtetit osman dhe iu la në përdorim fshatarëve raja të krishterë.
Me emrin “bashtinë” quheshin deri në shek.XVI edhe tokat që i ishin lënë në përdorim shtresës së ushtarakëve të vegjël kundrejt shërbimeve ushtarake të caktuara.
—-
Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

ka edhe nje vjereshe nga vaso pasha ne mos gaboj o shqipni…….ke pas shume ara dhe bashtine …….
ka edhe nje vjereshe nga vaso pasha ne mos gaboj o shqipni…….ke pas shume ara dhe bashtina …….
Bashtina në sllavisht do të thotë e babait.
°baštine° perkthehet °e trasheguar° ne serbo kroatisht
Fjalori serbo-kroatisht fjalen bashtine e spjegon keshtu: “trashegim-i, prone-a, pasuri e trasheguar, me te drejte trashegimore.