Çfarë ka qenë Çardaku?

redaktor

I nderuar lexues!

Çardaku ka qenë pjesë e hapur në katin e dytë të një tipi të banesave shqiptare në ballin e tyre ose edhe në të dy anët e tjera, zakonisht e kthyer nga jugu. Çardaku ishte përgjithësisht i zbuluar, pa tavan, me strehë të gjera dyfishe dhe me një varg shtyllash druri. Në disa banesa ishte një nga mjediset kryesore. Në banesën qytetare të periudhës feudale çardaku arriti trajta të zhvilluara me vlera të larta arkitektonike dhe dekorative, veçanërisht në Shkodër, Berat, Gjakovë, Prizren etj. Ndeshet edhe në banesat qytetare të Gjirokastrës dhe në disa banesa fshatare. Duke filluar nga mesi i shek.XIX, çardaku rrudhet e mbyllet, humbet funksionet e mëparshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *