Çfarë ka qenë çiraku?

redaktor

I nderuar lexues! Çiraku ka qenë nxënës që punonte për disa vjet pranë një zejtari për të mësuar një mjeshtëri. Në mesjetë lidhej me esnafet. Sipas fermanit të sulltan Mustafait III (1773), i cili përmblidhte normat esnafore shumë të vjetra, çiraku duhej të mësonte tek ustai, ta respektonte dhe ta dëgjonte atë. Pa këto kushte ai nuk mund të arrinte shkallën më të lartë të kallfës, të bëhej pas shumë vitesh pastaj mjeshtër dhe të fitonte të drejtën e lejes që të mund të hapte punishten e pavarur. Çiraku ishte i detyruar të punonte në punishten e ustait, pa pagesë ose me një trajtim ushqimor të thjeshtë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *