Çfarë ka qenë Devshirmeja?

redaktor

I nderuar lexues! Devshirmeja ka qenë detyrim i popullsisë së krishterë në Perandorinë Osmane për t’i dhënë pushtetit qendror një numër të caktuar fëmijësh si taksë e së “dhjetës së gjakut”. Fëmijët dërgoheshin në Anadoll ku i shpërndanin midis popullsisë me qëllim që të mësonin gjuhën, zakonet e vendit, fenë myslimane. Kur arrinin moshën madhore, i futnin në korpusin e jeniçerëve ose në shërbime të ndryshme në pallat. Ky detyrim ishte shfaqje e politikës së diskriminimit të thellë kombëtar e fetar që ndiqnin osmanët. Devshirmeja u zbatua gjerësisht në viset shqiptare gjatë shek.XV-XVI. Detyrimi u bë shpeshherë shkak për shpërthimin e kryengritjeve të fshatarësisë. Devshirmeja u hoq aty nga mesi i shek.XVII.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *