Çfarë ka qenë haraçi?

redaktor

I nderuar lexues! Haraçi ka qenë detyrim që vilte shteti osman nga popullsitë e vendeve të pushtuara për çdo njeri në veçanti, si dhe për tokën që u lihej në përdorim. Në trevat shqiptare termi “haraç” u përdor për të treguar disa detyrime. Në radhë të parë haraçi ishte taksa për kokë ose xhizja, që vilej nga të gjithë shtetasit jomyslimanë të Perandorisë Osmane. E dyta, haraçi shprehte detyrimin që vilej nga fshatarësia për tokën që punonte. Haraçi për tokën vilej si nga popullsia e krishterë, ashtu edhe nga ajo myslimane. Në fillim të pushtimit osman të vendit haraçi quhej detyrimi vjetor që principatat vasale shqiptare i jepnin shtetit osman.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *