I nderuar lexues! Hasi ka qenë lloj i pronës tokësore feudale më i madh se timari dhe ziameti. Haset e para në tokat shqiptare u krijuan gjatë shek.XV dhe u shtuan më vonë me përforcimin e pushtetit osman. Më të mëdha ishin haset që zotëroheshin nga sulltani. Të ardhurat e tyre vileshin për llogari të thesarit shtetëror. Ato përfshinin të ardhurat më të rëndësishme të vendit, të cilat vinin nga taksat e vjela gjatë shitblerjes së mallrave në tregjet kryesore, si dhe nga detyrimet e një numri qytetesh dhe fshatrash. Në çdo sanxhak ishin krijuar edhe hase të tjera që zotëroheshin nga sanxhakbejlerët.