Çfarë ka qenë Hyrieti?

redaktor

I nderuar lexues! Hyrieti njihet si periudha e regjimit xhonturk që u vendos në Perandorinë Osmane me fitoren e revolucionit dhe me shpalljen e Kushtetutës më 23-24 korrik 1908, për të cilat një rol të rëndësishëm luajtën shqiptarët. Hyrieti u prit nga populli dhe veprimtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare me shpresën se do t’u jepeshin liritë politike dhe autonomia të premtuara nga xhonturqit. Atdhetarët shqiptarë shfrytëzuan shpalljen e hyrietit për ngritjen e klubeve dhe shoqërive të tjera patriotike. Në qytetet dhe fshatrat e të gjitha trevave shqiptare filluan të hapen shkolla shqipe; u thirrën disa kongrese mbarëshqiptare për çështje të veçanta të kulturës dhe për probleme politike. Xhonturqit pas shpalljes së hyrietit vendosën diktaturën e tyre ushtarake, shpallën si doktrinë zyrtare osmanizmin që mohonte ekzistencën e kombeve të tjera. Kjo i shtyu shqiptarët të organizojnë kryengritjet e viteve 1910-1912, që çuan në Shpalljen e Pavarësisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *