Çfarë ka qenë Kadiu?

redaktor

I nderuar lexues! Kadiu ka qenë zyrtar i administratës osmane, që kryente funksione gjyqësore penale e civile, administrative e fetare në bazë të sheriatit, kanunameve dhe urdhrave të Portës së Lartë. Selinë e kishte në qytetet qendra të kazave dhe varej drejtpërdrejt nga sulltani. U vendos në Shqipëri që në shek.XV. Ata përgatiteshin në shkolla të posaçme. Pas reformave të Tanzimatit kadiu merrej vetëm me çështje gjyqësore në bazë të kodeve civile e penale. Regjistrat e kadiut të Beratit e të Elbasanit pasqyrojnë anë të ndryshme të jetës së këtyre krahinave nga fillimi i shek.XVII deri në shek.XIX dhe janë burime me shumë rëndësi për studimet shoqërore, ekonomike e politike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *