I nderuar lexues!
Kazaja ka qenë njësi territoriale-administrative e shtetit osman më e vogël se sanxhaku dhe më e madhe se nahija, që përfshihej nën juridiksionin e një kadiu. Ndarja në kaza ishte në fuqi në trevat shqiptare gjatë gjithë periudhës së sundimit osman, duke filluar nga fundi i shek.XV. Më 1868 vilajeti i Shkodrës kishte 12 kaza, i Manastirit 28 kaza, i Janinës 20 kaza dhe vilajeti i Kosovës kishte 29 kaza.
