Çfarë ka qenë Metohu?

anazapta

I nderuar lexues! Në periudhën mesjetare bizantine, metohu ka qenë manastir i vogël ose një kishë me prona, ara, kopshte, vreshta etj. Zakonisht ishte në vartësi të një manastiri të madh që ishte njëkohësisht edhe pronar i tij. Në trevat shqiptare metohet përmenden në shek.XIV në krahinat verilindore, po edhe në jug si p.sh. në krahinën e Kolonjës më 1336. Termi “metoh” ekziston edhe sot si toponim në krahina të ndryshme. Emërtimi Metohi i krahinës së Rrafshit të Dukagjinit ka lidhje me këtë lloj prone.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *