Çfarë ka qenë “Monopoli i valutës”?

Ajlin Dauti

Monopoli i valutës ka funksionuar para viteve 90 dhe ka qenë e drejta ekskluzive e shtetit për të drejtuar, organizuar e kontrolluar gjithë veprimtarinë në fushën valutore, nëpërmjet përqëndrimit të saj në një organ të vetëm të specializuar.

Monopoli i valutës është vendosur menjëherë pas çlirimit të vendit në mesin e viteve ‘40.

Banka e Shtetit Shqiptar ushtronte në emër të shtetit monopolin në lëmin e valutës.

Ajo në përputhje me planin e shtetit mbante të gjitha llogaritë valutore, brenda dhe jashtë shtetit, që rridhnin nga veprimtaria e organeve të tregtisë së jashtme, nga veprimtaria jotregtare ose nga persona të veçantë shtetas shqiptarë ose të huaj.

Sot, ky lloj biznesi është liberalizuar.

a.d. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk eshte liberalizuar, por eshte privatizuar. Eshte prape monopol, bile nje monopol Zionist nderkombetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *