I nderuar lexues! Pariku, gjatë periudhës së feudalizmit (shek.IX-XIV), ka qenë kategori kryesore e popullsisë fshatare të varur. Parikët ishin të varur së pari prej shtetit bizantin, të cilit i jepnin detyrime në natyrë, të holla dhe shërbime (renta qendrore).
Me zhvillimin e marrëdhënieve feudale, pjesa më e madhe e rentës që nxirrej nga fshatarët, u shkonte feudalëve të veçantë. Parikët kishin ekonominë e tyre, punonin me mjetet e veta ngastrat që mbanin nga feudali ose entet fetare e për të cilët u jepnin këtyre detyrimet
. Për të ndaluar mosdhënien e detyrimeve, shteti mori masa për t’i regjistruar parikët bashkë me tokën dhe për të ndalur largimin e tyre.
