Çfarë ka qenë Pronia?

redaktor

I nderuar lexues! Pronia ka qenë një nga kategoritë kryesore të pronës feudale gjatë sundimit bizantin në tokat shqiptare. Dokumentohet që nga fillimi i shek.XIII, sidomos në trevat verilindore dhe në rrethin e Shkodrës. Pronia përfshinte një ose më shumë fshatra, ose një pjesë të një fshati dhe u jepej prej pushtetit qendror feudalëve të veçantë, “proniarëve”. Zotërimi i saj ishte i kushtëzuar dhe i kufizuar. Pronari ishte i detyruar për shërbim ushtarak personal ndaj kryezotit me një numër të caktuar kalorësish, si dhe t’i jepte atij disa detyrime themelore të caktuara. Pronia në tokat shqiptare qe mjaft e përhapur, aq sa fjala “pronie” e humbi kuptimin e saj të veçantë dhe u bë sinonim për zotërim toke në përgjithësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *