Çfarë ka qenë Rajaja?

redaktor

I nderuar lexues! Raja ka qenë emër që përdorej për popullsinë jomyslimane në vendet e nënshtruara me forcë në fillim të pushtimeve osmane dhe më pas për gjithë popullsinë fshatare të krishterë e myslimanë. Robërimi i fshatarësisë raja u ligjërua që në shek.XVI me kanunametë e sulltan Sulejmanit. Vartësia e fshatarit raja shfaqej në trajtën e detyrimit ekonomik dhe joekonomik. Si detyrim ekonomik ata paguanin një varg taksash në natyrë e në të holla. Detyrimi joekonomik buronte nga pushteti personal që kishte mbi rajanë spahiu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *