Çfarë ka qenë Rumelia?

anazapta

I nderuar lexues! Rumelia ishte emri që i dhanë osmanët Gadishullit Ballkanik në kuptimin “Vend i Romejve”, meqë bizantinët e quanin veten romej. Në perëndim këtij emri i përgjigjej termi Romania që ishte në përdorim për këto vise para pushtimit osman. Gjatë periudhave të ndryshme emri Rumelia ka përfshirë territore të ndryshme. Në shek.XV, tokat e pushtuara nga Perandoria Osmane në Gadishullin Ballkanik u përfshinë në një njësi të madhe administrative-ushtarake në emrin elajet i Rumelisë, qendra e të cilit ishte Manastiri dhe qeverisej nga Bejlerbeu i Rumelisë. Nga fundi i shek.XVI prej elajetit të Rumelisë u shkëputën Bosnja e Moreja, që formuan elajete më vete.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *