Thema ka qenë njësi ushtarake-administrative dhe më vonë kadastrale-fiskale në Perandorinë Bizantine, nga e cila rekrutohej një repart ushtarak i caktuar që e kishte vendqëndrimin aty.
I diktuar nga nevoja për të përballuar rrezikun e jashtëm, sistemi i themave shfrytëzonte forcat ushtarake vendase për të ruajtur sundimin bizantin.
Në trevat shqiptare sistemi i themave u vendos aty nga dekadat e para të shek.IX me themën e Durrësit që përfshinte pjesën më të madhe të trojeve të banuara nga shqiptarët që nga Tivari në veri e deri në Gjirin e Vlorës, kurse në lindje shkonte deri në lumin Drin.
Tokat shqiptare jugore u përfshinë në themën e Nikopolit, ndërsa ato lindore e verilindore fillimisht bënin pjesë në themën e Selanikut e më pas në atë të Shkupit.
Krahinat më veriore u vunë nën administratën e themës së Dalmacisë.
Në krye të themës qëndronte strategu (duka), me pushtet të plotë ushtarak e civil.
b.m. / dita

cfare lidhje ka kjo foto me ushtare osmane ,me shkrimin me siper ?
Ne kohen e Bizantit nuk ishte shpikur fotografia, keshtu qe kur fotografi vajti ne Kostandinopoje e gjeti Stamboll me asqere turq:)
Mire e ke evlat.Se po te kishte vajtur me heret do kishte gjetur jevgjit grek,qe uzurpuan fronin e perandorise romake te lindjes.