I nderuar lexues!
Xhibali (Komisioni i Maleve) ka qenë organizëm i krijuar në fund të viteve ’50 të shek.XIX pranë valiut të Shkodrës nga Porta e Lartë për shtrirjen e administratës së re të saj në krahinat malore të veriut të Shqipërisë dhe për të kufizuar autonominë e tyre. Si anëtarë me rroga të Komisionit u emëruan përfaqësues nga 26 bajraqe të vilajetit të Shkodrës. Në të vërtetë, veprimtaria e komisionit të Xhibalit mbeti e kufizuar vetëm në qytetin e Shkodrës dhe çdo orvatje për ta shtrirë atë në malësi hasi në qëndresë të armatosur.

“Xhibali (Komisioni i Maleve) ”
fotoja i përshtatet kuptimit të fjalës!!
foto e bërë në malsinë e shkodrës në një mbledhej xhibalistash!!
kot nuk i thonë që turku solli përparim në shqipëri dhe komunizmi e shkatërroi!!
përfytyroni se sa bukur dukeshin malësitë tona në mesin e shekullit xix(si shqiptohet dhe jo shifrat romake),njëlloj si në oboret e versajës ose bakingam palace!!
“Xhibali (Komisioni i Maleve) ”
fotoja i përshtatet kuptimit të fjalës!!
foto e bërë në malsinë e shkodrës në një mbledhej xhibalistash!!
kot nuk i thonë që turku solli përparim në shqipëri dhe komunizmi e shkatërroi!!
përfytyroni se sa bukur dukeshin malësitë tona në mesin e shekullit xix(si shqiptohet dhe jo shifrat romake),njëlloj si në oboret e versajës ose bakingam palace!!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
Xhibali nuk ka qene qellim per shtrirjen e administrates osmane, po nje e drejte e njohur nga Perandoria per nje pjese te malesise te madhe per te zgjidhur vete çdo lloj mosmarreveshje civile sipas Kanunit. Shtrirja e zbatimit te Kanunit ka qene e tille qe e linte jashte qytetin e Shkodres etj duke u shtrire ne nje trekendesh teritori qe shkonte deri ne Kurbin. Ka pasur mendime nga studjues te Kanunit si psh Margaret Hazlluck (skoceze) qe kjo marreveshje e lidhur midis Sulltanit dhe malesoreve ka qene e ngjashme me marreveshjen e lidhur midis Sulltan Mehmetit te II dhe Patrik Genadit te Konstantinopojes, por nje interpretim i tille nuk qendron. Marreveshja jone nuk i afrohet asaj te Stambollit si nga lenda ashtu dhe nga teritori ku zbatohej i cili ka qene shume here me i madh se teritori ku vepronte Xhibali. Haraçi qe paguan shqiptaret per kete marreveshje – sipas Gj.Fishtes-, ka qene shume i vogel. Me te shumtat e hereve shlyhej prej malesoreve nepermjet pjesemarrjes ne betejat qe zhvillonte ushteria osmane.