Çfarë ka qenë Xhibali?

Dita

I nderuar lexues! Xhibali (Komisioni i Maleve) ka qenë një organizëm i krijuar në fund të viteve ’50 të shek.XIX pranë valiut të Shkodrës nga Porta e Lartë për shtrirjen e administratës së re të saj në krahinat malore të veriut të Shqipërisë dhe për të kufizuar autonominë e tyre. Si anëtarë me rroga të Komisionit u emëruan përfaqësues nga 26 bajraqe të vilajetit të Shkodrës. Në të vërtetë, veprimtaria e komisionit të xhibalit mbeti e kufizuar vetëm në qytetin e Shkodrës dhe çdo orvatje për ta shtrirë atë në malësi hasi në qëndresë të armatosur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *