Çfarë ka qenë Yshyri

b.m.

E dhjeta (yshyri) ka qenë detyrim në natyrë mbi prodhimet bujqësore të fshatarëve, që shkonte në dobi të pronarëve feudalë të tokës ose të shtetit.

Dokumentohet në Shqipëri qysh nga shek.XIII.

Gjatë sundimit osman e dhjeta vilej prej spahiut mbi prodhimet e drithërave, perimeve, rrushit, verës, ullirit, vaji, barit etj.

Përveç tyre fshatari duhej të jepte në natyrë edhe detyrimin mbi kashtën e drithërave, të quajtur salari.

Salaria vilej së bashku me yshyrin.

Pas reformave të Tanzimatit e dhjeta i shkonte shtetit, madje arriti deri në 12.5-15%.

Mbeti në fuqi deri në çlirimin e vendit nga pushtimi fashist.

b.m. / dita

Share This Article
2 Comments
  • 12.5% – 15% TE PRODHIMIT, KAQ MERRTE SHTETI.

    SHOKU EDVER E KA CUAR 40% DHE NUK JEP

    SHENJA QE NUK DO TE RRITET ME.

    PER 7 SHEKUJ, NIVELI I TAKSAVE KA QENE

    10-15%, NASHI KA VAJTUR NE QIELL.

    TE SHOHIM, SE KU DO TE DALE KJO PUNE

    (NE FAKT AJO ESHTE PARE, SE KETO 100

    VITE, NUK KA PARE SHQIPETARI DITE TE BARDHE

    ME SY, PO SA TI HAPEN SYTE NJEREZVE,

    TE FILLOJNE TE SHIKOJNE PRAPE.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *