SMS në DITA
Në 068907370
Përgëzime DITA! Po bëj një krahasim për zgjedhjet në PD ku rezultatin e dinte çdo qytetar i çdo moshe në gjithë Shqiperinë, vetem Sokol Olldashi nuk e dinte. Për zgjedhjet e 23 Qershorit çdo qytetar i qarkut Lezhë, e dinte se nëse e djathta do të fitonte 3 vende në Parlament, mandatin do ta merrte i 5-ti në listën e PD-së, pra i 3-ti dhe i 4-ti do të jepnin dorëheqjen me “dëshiren” e tyre ose….
Fati e deshi të fitonin 4 deputetë nga PD-ja dhe “shanci i buzëqeshi” të shkretit Vasil Bicaj për të mos pranuar të bënte betimin me “dëshirën” e tij kuptohet, po të fitonin dy mandate e djathta me “dëshiren” e tyre do jepnin dorëheqjen dy deputetë Parlamentit pasi i duhej vetëm i pesti i listës. Këtë të vërtetë e dinte gjithë dynjaja që para zgjedhjeve, por me vrasjen para vend numërimit të votave në Laç në prani të kandidates për deputete, të nderuarës Monika Kryemadhi, të përfaqësuesit të LSI-së, Gjon Gjoni.
Pra sikur dy mandate të siguronte e djathta, përseri i 5-ti do të hynte në Parlament, e theksoj, me “dëshirën” e tyre do të dorëhiqeshin tre deputetë.
A e shkoni cfarë ka rëndësi tashmë në PD? Kanë nevojë trimat e Sali Berishës: Paloka, Olldashi, Strazimiri dhe nr.5 i listës të qarkut Lezhë. Këta “trima” blindojnë PD-në, Parlamentin, blindojnë Berishën, o Zot ç’mënxyrë, ç’nivel intelektual ndodhet në Parlament. Punë të mbarë DITA! Komisioner në VNV, Lezhë.
